Panucci zihet me fjalë me gazetarin
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 20 November 2018
Mes dëshirës të shprehur hapur për të treguar forcën e vërtetë në miqësoren me Uellsin dhe autokritikës për lojën sulmuese e ‘mea-culpan” për dështimin në Ligën e Kombeve, konferenca e trajnerit të kombëtares Christian Panucci përpara ndeshjes në “Elbasan Arena” është karakterizuar sërish nga tensioni.
Tekniku italian tregoi hapur tensionin që “fle” brenda kampit kuqezi, teksa u përplas në një sërë replikash me gazetarët. Panucci pati një debat me gazetarin e “Supersport”, Gjergji Stefa, madje “shpërtheu” duke i kërkuar reporterit të qepte gojën kur trajneri ishte duke folur. (Shikoni videon pas minutës së 25).
Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuccit për të vazhduar punën?
Panucci: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.
Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.
Panucci: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese.
Gazetari: Nuk më intereson.
Panucci: Më shiko në sy kur flas. Tregohu profesionist dhe serioz, mos shiko telefonin.
Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.
Panucci: Po përkthen zotëria. I paedukatë!
Gazetari: Gjithashtu…
Panucci: Unë jam i edukuar!
Gazetari: Edhe unë…
Panucci: Po më bën të qesh…
Ndërhyn gazetarja Ilda Bejleri: Çfarë do të ndryshojmë që nesër?
Panucci: Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.
Të tjera
-
Zjarret përfshijnë Portugalinë, 5 viktima dhe 182 të plagosur, mijëra hektarë të djegur
Ndërsa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend eur...
-
AAK mban mbledhjen e kryesisë, Haradinaj: Fryma e fitores po ndihet gjithandej, veçanërisht mbështetja nga Diaspora
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thën...
-
Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?
Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stu...
-
Habit Haki Abazi: Bideni më ka ndihmuar drejtpërdrejt për lirimin e babait nga burgu në Serbi
Deputeti, Haki Abazi ka folur për zgjedhjet në ShBA, ai u shpreh se ka komuni...
-
Betohen 20 kadetë të rinj të FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot 20 kadetë të Fo...
-
Kurti në Reuters akuzon Perëndimin se po e ‘përkëdhel’ Serbinë, kërkon hapjen e urës për ta bërë ‘normale Kosovën’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Perëndimin për “përkëdhelje” të S...
-
Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA, çfarë po paralajmëron zëdhënësi i Kurtit?
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po pu...
-
Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia e vendit ka vazhdua...
-
Kurti, pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë në Varshavë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë pjesëmarrës në Forumin e Sigur...
-
KE: Kosova e Serbia e kanë parakusht Dialogun dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve për të përfituar nga miliardat e Planit të Rritjes
Kosova dhe Serbia në mënyrë që të përfitojnë nga fondi 6 miliardësh i Planit ...
-
Hoti: Reformat fiskale janë një dështim tjetër i Qeverisë Kurti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka dështuar e...
-
Gjykimi për rastin e Banjskës nis me 25 shtator
Më 25 shtator të këtij viti do të nis gjykimi ndaj 45 të akuzuarve për sulmin...