Sport

Panucci zbulon pak nga formacioni për ndeshjen me Italinë

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 08 October 2017
Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, është pyetur për formacionin që do të hedh në fushë kundër Italisë nesër (e hënë).

Shqipëria në ‘Loro Boriçi’ nesër takohet me Italinë, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Në pyetjen rreth formacionit, Panucci ka deklaruar se edhe në ndeshjen paraprake, ka vendosur formacionin duke i menduar të dy ndeshjet, duke lënë të kuptohet se Sadiku ndeshjen ndaj Italisë do ta nis nga minuta e parë.

“Zgjedhja e formacionit ndaj Spanjës i kishte brenda të gjitha vlerësimet. Kini një parasysh që ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë të fitohej”, ka deklaruar Panucci.

-Advertisement-

“Bëra zgjedhjet duke menduar për të dyja ndeshjet. Në qoftë se luante Sadiku dhe pësonte një dëmtim, unë nuk kisha më sulmues. Në qoftë së luante Agolli dy ndeshje kur vjen nga një dëmtimi afatgjatë, nuk mund t’ia dalë. Sepse është plak”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera