Lajme

Panik në Australi/ Gjendet objekt misterioz 3 metra i gjatë në plazh, cilat janë dyshimet e para

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 17 July 2023

Policia australiane është shokuar nga një kub misterioz “i paidentifikuar” që u gjet në një plazh të Australisë Perëndimore.

Objekti gjigant metalik u gjet nga vendasit në plazhin “Green Head”, rreth 250 km (155 milje) në veri të Perthit.

Autoritetet shtetërore dhe federale po hetojnë objektin, i cili aktualisht nuk besohet të jetë pjesë e një avioni.

-Advertisement-

Ai po hetohet si i rrezikshëm dhe policia u ka kërkuar njerëzve të mbajnë një distancë sigurie.

Banorët e plazhit Green Head thanë se cilindri ishte rreth 2.5 metra i gjerë dhe midis 2.5 dhe 3 metra i gjatë, raportoi transmetuesi publik i Australisë, shkruan BBC.

Agjencia australiane e hapësirës tha se ishte e mundur që cilindri gjigant të kishte rënë nga një “objekt i huaj lëshues hapësinor” dhe do të lidhej me agjenci të tjera ndërkombëtare.

Ndërsa kishte disa spekulime se cilindri mund të ketë qenë pjesë e MH370 – një avion që u zhduk në brigjet perëndimore të Australisë në vitin 2014 me 239 pasagjerë në bord.

Të tjerë thanë se një gjë e tillë “nuk kishte asnjë shans” të kishte ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera