Pandemia la shqiptarët pa martuar/ Kurorëzimet ranë për 22% në vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 22 February 2021
Pandemia, që ra papritur në gjithë botën e Shqipëri ka ndryshuar shumë plane, po ashtu dhe shumë tregues demografikë në vend.
Karantina që zgjati nga mesi i marsit deri nga fillimi i majit paralizoi tërësisht jetën në vend. Por dhe muajt në vijim nuk ishin më të njëjtë, me kujdesin e shtuar dhe lëvizjet e kufizuara.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n. Sipas statistikave që institucionet shqiptare raportojnë pranë Eurostat, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me vitin e mëparshëm, celebrimet ranë me 22%.
Sipas muajve, tkurrja filloi që në muajin mars, ku u lidhën vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe në maj, ndonëse në rritje me prillin, numri i tyre ra me 76% me bazë vjetore, siç raporton Monitor.
Numri më i lartë i martesave u realizua në gusht, me gati 2300, po sërish në tkurrje me rreth 9% në krahasim me gushtin e kaluar, një tendencë kjo që është e lidhur me kthimin e emigrantëve për pushimeve.
Edhe në muajt në vijim, ndonëse kufizimet ishin më të pakta, sërish numri i martesave vijoi të bjerë (-11.7% në shtator dhe -14.3% në tetor). Vetëm në nëntor u shënua një nivel i ngjashëm me muajin e një viti më parë (-4.5%). Rikthimi i kufizimeve në dhjetor dhe stepja e emigrantëve për të ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shtuara në shtetet ku ata jetojnë, bëri që në dhjetor sërish aktet e martesave të binin me rreth 13.4%.
Edhe përpara pandemisë, numri i martesave në vend po vinte në rënie, duke reflektuar plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë, ndryshimin e stilit të jetesës, rritjen e moshës së martesave etj. Ato kanë rënë mesatarisht në 22-23 mijë vitet e fundit nga 30 mijë që ishin në fillim të viteve ’90.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...