Lajme

Pamje të reja nga takimi i Vjosa Osmanit me Erdoganin e Bërnabiqin

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 17 June 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Në këtë takim Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Në samitin e së enjtës në Turqi ishte pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.

-Advertisement-

Nikoqiri i takimit, Erdogan mirëpriti pjesëmarrësit, duke përfshirë presidentët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, Millo Gjukanoviq e Stevo Pendarovski, kryetarin e Presidencës së BeH, Millorad Dodik, kreyministrin kroat Andrej Plenkoviq, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe të tjerët.

Më poshtë gjeni pamje nga ky takim./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera