Lajme

Pamje rrëqethëse nga rrënojat, vajza e vogël mban foshnjën në duar dhe kërkon ndihmë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 08 February 2023

Një tjetër video rrëqethëse është publikuar në rrjet nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Nga pamjet e filmuara në rrënoja, shihet një vajzë e vogë që qan dhe lutet për ndihmë, ndërsa në krah mban një bebe të vogël.

“Nuk po duroj dot më. Pse nuk po vijnë”, dëgjohet teksa shprehet vajza, ndërkohë që disa persona që tentojnë ta ndihmojnë e pyesin se si është foshnja.Kujtojmë se tërmeti tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi mbi 11000 viktima dhe mijëra të plagosur.

-Advertisement-

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera