Sport

Pamje: Rrahje masive në parket mes basketbollistëve të Australisë dhe Filipineve

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 04 July 2018

Basketbollistët e Australisë janë përleshur me ata të Filipineve duke hedhur grushte, shqelma dhe karrige në një ndeshje të vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror të Basketbollit.

Filipinet e mbaruan takimin me vetëm tre lojtarë në parket pasi nëntë tjerë u përjashtuan.

Nga ana e australianëve, katër lojtar u përjashtuan nga loja, të cilën e fituan 89-53 në Manila.

-Advertisement-

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka nisur procedura disiplinore ndaj të dy skuadrave.

Përleshja e dhunshme shpërtheu në çerekun e tretë të ndeshjen në Philippine Arena.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera