PAMJE: Publikohen për herë të parë pamjet e fundit të Ervis Martinajt

Autori: Gazeta inFokus
20:17 | 21 September 2022
Janë publikuar këtë mbrëmje për herë të parë, pamjet e fundit të Ervis Martinaj, njeriut më të shumëkërkuar në Shqipëri që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.
Siç e shikoni edhe në pamjet e publikuara gjatë emisionit ”Në Shënjestër” në News24, Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.
Në këto pamje ai dallohet teksa është në praninë e të dashurës së tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami i cili tashmë ndodhet i ndaluar nga grupi hetues, që po merret me zbardhjen e së vërtetës së zhdukjes së atij që njihej si ‘Mbreti i Lojërave të Fatit’.
Por që askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij. Por gjatë emisionit ‘Në shënjestër’, këtë të mërkurë, u publikua edhe foto e makinës së braktisur që përdorej nga Ervis Martinaj.
Siç shikohet edhe nga fotoja, makina u gjend pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës. Ndërkohë që nuk ka të dhëna të tjera se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti.
“Në shënjestër” zbardhi edhe pjesë të dosjes, ku thuhet se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.
Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.
Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova.
Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë./BW/

Të tjera
-
Melania Trump thotë se lutjet e saja janë me viktimat në Teksas
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, thotë se “ze...
-
Osmani priti në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte ka pritur në takim deputetët ...
-
Në ora tre të mëngjesit voziti 115 km/h aty ku ishte 50, Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Trafiku...
-
Kurti vazhdoi aktivitetin në Qeveri, u tregon studentëve të huaj për “përparimin e Kosovës”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar aktivitetin në Qeveri duke p...
-
Partitë në kërkim të kandidatëve për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim
Krahas krizës politike në nivelin qendror për shkak të moskostituimit të Kuve...
-
Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë t...
-
Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut
Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arresti...
-
Dy versionet për kërcënimin e sotëm, Policia tha “sms”, Konjufca e Sekretari i Kuvendit “telefonatë”
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe punonjësit e tjerë brenda objektit janë u...
-
Deputetja e VV bën thirrje që të merret seriozisht kërcënimi me bombë: Serbia po bën presion e përpjekje për destabilizim
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me b...
-
Kryeprokurori i Prishtinës del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë
Pak para seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës u evakuua pas një kë...
-
Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
Një veturë është përfshirë në një aksident në kilometrin e 17-të Ferizaj-Pris...
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...