Lajme

Pamje nga aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 16 November 2021

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë mes një një automjet dhe një motoçiklete.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka siguruar pamje nga vendi ngjarjes. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera