Lajme

PAMJE/ Aksident mes kamionit e veturës, lëndohet një person në Dollc

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 09 September 2022

Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Dollc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:35 ka ndodhur një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime ka marrë një person”, ka thënë Rugova.

-Advertisement-

Ai tha se sipas ekipit mjekësor, i lënduar është jashtë rrezikut për jetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera