Lajme

Pamje: Aksident i frikshëm në Rusi, minibusi përplaset nga dy kamionë, vdesin 15 persona

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 21 August 2022

Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën kur një minibus dhe dy kamionë u përplasën në qytetin rus të Ulyanovsk në rajonin e Vollgës.

Sipas dëshmitarëve, një kamion doli nga korsia kur u përplas me një minibus që udhëtonte në drejtim të kundërt, pranë fshatit Nikolayevka. Në momentin e aksidentit edhe mikrobusi është përplasur në pjesën e pasme nga një kamion tjetër.

Në pamjet e shfaqura nga rrjeti televiziv rus Ren TV, minibusi duket se pothuajse është rrafshuar nga dy kamionët.

-Advertisement-

Në aksidentin e trafikut, 15 persona humbën jetën, të gjithë shtetas të Kazakistanit, njoftuan shërbimet e shpëtimit të cituara nga agjencia publike ruse Ria Novosti.

VIDEO

Tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit të Ulyanovsk, Alexei Ruskikh.

Shkeljet e kodit të trafikut rrugor janë të zakonshme në Rusi, ku ka pasur disa aksidente fatale me autobus vitet e fundit.

Në janar, pesë persona u vranë dhe 21 u plagosën në një aksident autobusi në rajonin Ryazan, rreth 270 kilometra në jug të Moskës.

Në dhjetor 2019, një autobus me afro 40 pasagjerë u zhyt në një lumë të ngrirë në rajonin Zabaikalsk të Siberisë, duke vrarë 19 persona dhe duke plagosur 21 të tjerë. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera