PAMJE: 3 të arrestuar dhe 4 të lënduar në protestën kundër dvijimit të rrugës Prishtinë – Pejë
Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 22 April 2024
Policia e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Infokus se kanë arrestuar 3 persona në protestën në fshatin Gjorgjevik i madh, pasi kanë penguar punimet për rrugën Prishtinë – Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për Infokus se në protestë kanë qenë diku afër 25 qytetarë dhe tre janë arrestuar pasi kanë qëndruar përballë makinerive duke i bllokuar punën, punëtorëve.
“Sot rreth orës 09:40 janë arrestuar tre persona pasi kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – pejë duke qëndruar përballë makinerive. Në këtë protestë janë mbledhur diku rreth 25 persona të cilët kanë penguar procesin e punës”, ka thënë Rugova.
Derisa një protestues (emër i njohur për redaksinë), ka thënë se 4 persona janë lënduar gjat kësaj proteste dhe përballjes me policinë.
Ai ka thënë se është e vërtet se kanë provuar ti bllokojnë punimet dhe kanë hasur në rezistencë nga policia e Kosovës, të cilët sipas tij kanë thirrur përforcime edhe nga stacioni qendror i Policisë në Pejë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që qyettarët e tre fshatrave janë duke protestuar për mos devijimin e kësaj rruge duke i kërkuar qeverisë që të mos ua mbyll bizneset./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...