Pallaska godet rëndë Albin Kurtin për kufizimin e lirisë së lëvizjes
Autori: Gazeta inFokus
09:01 | 24 March 2020
Propozim-vendimi i Qeverise së Republikës së Kosovës për “kufizimin e lirisë së lëvizjes në nivel vendi” është interpretuar edhe nga avokati kosovar, Dastid Pallaska.
Në një postim në facebook Pallaska ka thënë se përveç se u raportua në media, në faqen zyrtare të kryeministrisë nuk ka të publikuar asnjë vendim, përpos propozim vendim.
“Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim. Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi”, ka shkruar ndër të tjera Pallaska.
Shkrimi i plotë i Pallaskës në Facebook:
Prej që u raportua në media se Qeveria me vendim e paska kufizuar lirinë e lëvizjes në nivel vendi, disa herë i hapa ueb faqet e Qeverisë dhe Gazetës Zyrtare për të parë nëse vendimi është publikuar.
Deri më tani vendimi i Qeverisë nuk është publikuar. Me sa pash mediat kanë publikuar një propozim vendim.
Nëse vendimi është ende vetëm propozim, anëtarët e Qeverisë duhet ta dijnë që propozimi shkelë rëndë jo vetëm Kushtetutën por edhe demokracinë në vend. Kjo për shkak se zhvesh Kuvendin – dhe me të edhe sovranin – nga e drejta e patjetërsueshme kushtetuese që të vendosë për kufizim të të drejtave dhe lirive kushtetuese në nivel vendi.
Përderisa Qeveria e ka të drejtën ligjore për të (i) izoluar të infektuarit; (ii) vendosur në karantinë personat që kanë pasur apo dyshohet se kanë pasur kontakt me të infektuarit; dhe (iii) të ndalojë qarkullimin në zonat e infektuara dhe zonat e rrezikuara nga infektimi, kjo – nën asnjë rrethanë – nuk i jep Qeverisë të drejtën kushtetuese që të kufizojë lirinë e lëvizjes në nivel vendi dhe në mënyrë të përgjithësuar, siç raportohet se ka bërë Qeveria në këtë rast. Kjo për shkak se kjo e drejtë kushtetuese i takon vetëm Kuvendit të Kosovës.
Në lidhje me këtë është me rëndësi të theksohet që edhe e drejta e Kuvendit për të kufizuar lirinë e lëvizjes nuk është absolute. Ky vendim duhet të arsyetohet, të jetë proporcional dhe, çka është më me rëndësi, duhet të jetë i kufizuar në kohë. Propozim vendimi i Qeverisë i shkelë rëndë edhe këto tri kërkesa kushtetuese.
Pavarësisht vrazhdësisë së shkeljeve kushtetuese në rast se Qeveria përnjëmend e ka aprovuar këtë vendim, Presidenti nuk e ka të drejtën kushtetuese që vetë ta anulojë apo ta shpallë pa efekt juridik këtë vendim.
Në rast se propozim vendimi është aprovuar, Presidenti duhet që vendimin e Qeverisë ta paraqes për vlerësim kushtetues para Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që vendimi të anulohet si kundër-kushtetues. Po ashtu, për të parandaluar shkeljen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe konfuzuonin institucional deri në vendimin meritor të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti duhet të kërkojë edhe pezullimin e menjëhershëm të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese duhet të vendos së paku për kërkesën për pezullim të vendimit brenda 24 orëve, sa është edhe afati për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























