Pakënaqësitë me Ligjin për Pagat, 32 ankesa shkojnë te Avokati i Popullit

Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 16 February 2023
Me vlerën e koeficientit që u caktua nga Qeveria, të pakënaqur kanë dalë shumë kategori, e që më pas, i janë drejtuar Institucionit të Avokatit të Popullit. Nga ky institucion kanë treguar numrin e ankesave dhe se prej kujt kanë ardhë ato.
32 ankesa kundër Ligjit për Pagat në sektorin publik i ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit.
Në një përgjigje për Express, ky institucion ka treguar se nga kush i kanë pranuar ankesat.
“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, etj”, thuhet në përgjigje.
IAP ka thënë se janë duke i trajtuar këto ankesa dhe se janë duke e analizuar ligjin në fjalë dhe më pas do të dalin me qëndrim.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, ka thënë IAP për Express.
Çka ndodhë nëse Ligji përfundon në Kushtetuese?
Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thonë se e kanë proceduar Ligjin e Pagave te Avokati i Popullit më 6 janar dhe se ka kërkuar nga i njëjti që brenda kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore ta procedojë këtë ligj për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese
Gëzim Shala nga ky Institut ka folur për Gazetën Express lidhur me procedurat që vijojnë pas ankesave te Avokati i Popullit.
Sipas Shalës, Avokati i Popullit ka kompetencë që brenda gjashtë muajve që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ta procedojë të njëjtin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.
E kur Ligji shkon në Kushtetuese, Shala thotë se kjo Gjykatë ka mundësi që të anulojë vetëm nene të caktuara të Ligjit të cilat konsiderohen se janë kundër kushtetuese, nëse nuk gjenë se nene të caktuara ndikojnë në tërësinë e Ligjit.
“Sipas Kushtetutës dhe Ligjit, në këtë rast, Avokati i Popullit ka kompetencë që brenda gjashtë muajve që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, ta procedojë të njëjtin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese. Me rastin e shqyrtimit të këtij Ligji nga Gjykata Kushtetuese, kjo Gjykatë ka mundësi që të anulojë vetëm nene të caktuara të Ligjit të cilat konsiderohen se janë kundër kushtetuese, nëse nuk gjenë se nene të caktuara ndikojnë në tërësinë e Ligjit”, ka deklaruar Shala për Express.
Nga IKD vlerësojnë se Ligji për Pagat në Sektorin Publik është një ligj që nuk përmbush standardet kushtetuese dhe se për këtë arsye, në këtë situatë, veprimi i Avokatit të Popullit është i domosdoshëm.

Të tjera
-
Bajrami: Nuk ka vota as për Qeveri të VV-së dhe as të ish-opozitës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se ...
-
Thirrje në vesh të shurdhër, eurodeputeti i ashpër me BE: Të hiqen masat ndaj Kosovës
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka ngritur zërin për Kosovën në Parlamen...
-
Berisha nga Lezha: Në 100 ditë ndryshojmë Shqipërinë
Në mbyllje të fushatës elektorale, Sali Berisha prezantoi programin e tij për...
-
Çitaku mbështet gazetarët: Janë bërë cak i goditjeve të ulëta nga eksponentë të VV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku sonte në emisionin “Rubikon”...
-
OVL-UÇK: Refuzimi i vizitave në Hagë nga Specialja, akt i ulët dhe i turpshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar duke thënë se po refu...
-
Në ambientet e Qeverisë shënohet Dita e Fitores në Evropë, në 80-vjetorin e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore
Në ndërtesën e Qeverisë, u organizua sot pritje në shënim të Ditës së Fitores...
-
Dedaj thotë se u kontaktua nga Gjykata Speciale: Krerët e UÇK-së janë të pafajshëm, të kthehen në shtëpi
Gjergj Dedaj ka bërë të ditur se sot është kontaktuar nga Dhomat e Specializu...
-
Prishtinë: Ndërpritet rryma në rrugën “Isa Kastrati”, shkak dëmtimi i shtyllave
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të dy shtyllave elek...
-
Trump uron kreun e ri të Kishës Katolike për zgjedhjen: Nder i madh që është Papa i parë amerikan, pres ta takoj
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur nder të madh për vendin, em...
-
Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Papën e sapozgjed...
-
Kurti priti në takim Drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, u bisedua për punën 18 mujore të IKKL-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Drejtorin Ekzekutiv t...
-
Papa Leo XIV shfaqet për herë të parë në ballkonin e Vatikanit
Papa i ri i sapozgjedhur i cili do të mbajë emrin Papa Leo XIV ka mbajtur kët...