Pakënaqësi të mëdha: Arrin në 40 numri i ankesave kundër Ligjit të Pagave

Autori: Gazeta inFokus
09:43 | 02 March 2023
Të gjithë punonjësit e sektorit publik dje kanë marrë pagat me ligjin e ri.
Dikush, me rritje e dikush me zbritje.
Shkak i kësaj janë shfaqur edhe pakënaqësi të shumta.
Ali Gashi, kryetar i Këshillit Drejtues të BSPK-së, ka thënë sot se pagat e reja janë një degradim dhe tallje nga Qeveria.
Madje ai ka treguar se disa zyrtarë kanë njoftuar dorëheqjen nga puna.
Por, pavarësisht ekzekutimit të pagave me ligjin e ri, pakënaqësitë me këtë ligj po vazhdojnë dhe deponimi i ankesave për në Institucionin e Avokatit të Popullit(IAP) dita-ditës po rritet.
Deri më tani në këtë institucion janë deponuar gjithsej 40 ankesa.
Kjo është bërë e ditur nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 40 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik”, thuhet në përgjigjen e IAP-së.
Nga ky institucion kanë treguar se vetëm pas shqyrtimit të ligjit dhe ankesave, Avokati i Popullit do të del më një qëndrim për këtë çështje.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, thuhet më tutje në përgjigje.
Nga IAP kanë treguar se nga cilët sektor kanë pranuar ankesa.
“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, etj”, bëjnë të ditur nga IAP.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 4 janar të këtij viti shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Kurse, më 1 shkurt Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka bërë publik vlerën e koeficientit për vitin 2023 e që do të jetë 105 euro.
Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022.
Projektligji i cili kishte nxitur reagime të shumta ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë.
Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit.
Në vitin 2020 Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm ligjin e atëhershëm për pagat në sektorin publik.
Sipas vendimit të asaj kohe, ky ligj nuk ishte në përputhje me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.
Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.
Ligji për paga ishte miratuar në muajin shkurt të atij viti.
Ligji ishte miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila drejtohej nga Ramush Haradinaj./Front Online

Të tjera
-
14-vjeçari i raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë gjendet pas disa ditësh – kishte qëndruar me shokë në Prishtinë
Një rast i zhdukjes së një të mituri që kishte shqetësuar familjen është zgji...
-
Parashikimi i motit për nesër dhe fundjavë
Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende...
-
KFOR: Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë ...
-
E jashtëzakonshme: Ky hotel në Shqipëri ofron shërbime falas për veteranët e UÇK-së
Një akt solidariteti dhe mirënjohjeje ka ardhur nga një hotel i Shqipërisë, i...
-
Alarmon Muharremi: Inflacioni në bukë dhe energjia varfëron familjet kosovare 40.5 mln euro në vit
Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energji...
-
Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re, jemi të shqetësuar për veprimet e pakoordinuara në veri
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, në një mbledhje të...
-
Shoqja e çiftit: E dinë saktësisht çfarë po bën njëri-tjetri, minutë pas minute
Për historinë e dashurisë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkës...
-
Prokuroria zbulon detaje për operacionin “Patenta”: Për disa muaj pati hetim të fshehtë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për operacionin “Pa...
-
NATO kërkon 40 mijë ushtarë shtesë nga Gjermania
NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia d...
-
Aktorja e VV-së ia tregon kolegut një fotografi për “rrjetin e dezinformimit kundër Gjykatës Speciale” (PAMJE)
Një pamje interesante është kapur sot në Kuvendin e Kosovës. Aktorja/d...
-
“Je duke ua fy rond qytetarëve intelegjencën”- Hykmete Bajrami i reagon fuqishëm Artane Rizvanollit, pasi tha se s’ka pasur ngritje të çmimeve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar fuqis...
-
Osmani nga Defender Europe ’25: Kosova, e gatshme të jetë pjesë e NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të For...