Lajme

Pakënaqësi në VV: Haki Abazi i bënë publike ankesat e tij, nuk merr pjesë në seancën e sotme

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 23 November 2021

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, nuk ka marrë sot pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Abazi ka thënë se mos-pjesëmarrja e tij lidhet me disa pakënaqësi të tij, të cilat i ka transmetuar tek lidershipi i VV-së.

Ai ka thënë se pret që ankesat e tij të adresohen me kujdes dhe në kohë, por pa i bërë të ditura pakënaqësitë e tij konkrete.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Të dashur qytetarë- votues

Është hera e parë që sot nuk kam marrë pjesë në seancën e Kuvendit që nga zgjedhja ime deputet në këtë përbërje.

Ka një sër faktorë që më ka shtyer të bëjë këtë veprim dhe në këtë kohë. Të gjitha i kam transmetuar tek lidershipi dhe pres që të adresohen me kujdes dhe në kohë. Ju falëmnderit për mirëkuptim për mospjesmarrjen sot.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera