Pak para votimit për Trustin, flet deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani

Autori: Elvira Haxhiu
11:35 | 19 January 2023
Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot pritet të votohet tërheqja 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, shkruan Gazeta Infokus.
E këtë tërheqje nuk po e përkrahë Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëheq me vendin.
Lidhur me këtë Gazeta Infokus ka kontaktuar deputetin nga radhët e kësaj partie, Eman Rrahmani.
Ai vendosi të mbajë sekret nëse do të votoj pro ose kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
“E shihni kur të vjen puna për me u votu në kuvend”, është përgjigjur shkurtimisht Rrahmani duke mos dhënë detaje se si do të votojë.
Këtë nismë për tërheqjen e 30 për qind të Trustit, e ka rekomanduar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Kjo nismë është mbështetur edhe nga partia tjetër opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Derisa të enjten, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, konfirmoi se edhe partia që ai i përket do të votojë pro tërheqjes se mjeteve nga Trusti.
Kujtojmë se në qershor të viti të kaluar pati dështuar votimi për trustin në mungesë të kuorumit./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Ministri izraelit paralajmëron udhëheqësin suprem iranian: Mund të përfundosh si Sadam Husseini
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të ashpër n...
-
Afati i fundit më 23 qershor: Deri më tani asnjë parti nuk e ka njoftuar KQZ-në për koalicion
Deri më tani askush prej partive politike nuk e ka njoftuar KQZ-në se në zgje...
-
Muharremi: Izolimi të sjellë varfëri, kriza por edhe lu*ftë
Në dritën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi dështoi sërish të konstituo...
-
Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hunga...
-
Guri i reagon Pecit për pushimet verore: Janë me kalu kohë me familje, e këta i kanë punësu krejt nëpër ministri
Paris Guri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Faton P...
-
Nis tradita e pushimeve nga SBASHK, grupi i parë prej 130 pushuesve niset për bregdet
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se me ...
-
Sekuestrohet apartamenti që SPAK dyshon se është i Erion Veliajt
Gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekues...
-
Dalin fotot nga dasma e Alex Soros, Edi Rama pozon me dhëndrin
Të shtunën, strategia politike dhe ish-ndihmësja e Hillary Clinton, Huma ...
-
Prokuroria: Një pjesëtar i komunitetit rom është sulmuar në Prizren, po analizohen video-incizimet
Prokuroria është deklaruar për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur para disa ...
-
Ishte pro një qeverie të opozitës, Duda Balje kundër bojkotit të institucioneve: Duhet zgjidhje, jo bllokim
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje...
-
E god*iti disa herë me grushte në fytyrë, Prokuroria kërkon paraburgim për policin që keqtrajtoi një qytetar në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj një zyrt...
-
Ndërron jetë 23 vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret
Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazl...