Lajme

Pak para nisjes për Strasburg, Edi Rama poston fotografi të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 12 October 2022

Sot, më 12 tetor, në orën 15:30, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës. Ky është një nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare.

Rama ka postuar fotografi të të zhdukurve të Kosovës, derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në Facebook.

-Advertisement-

Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës, të cilat janë në raportin e senatorit zviceran.

Kreu i qeverisë shqiptare do të ketë 60 minuta në dispozicion për të mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të këshillit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Më 21 korrik, kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutën që do të prezantohet nga Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera