Lajme

Pak ditë pas fitores, Përparim Rama me gruan dhe fëmijët niset për në Londër

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 18 November 2021

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama është parë duke udhëtuar në drejtim të Londrës së bashku me gruan dhe me fëmijët e tyre.

Rama mëngjesin e sotëm është parë në aeroplan së bashku me gruan e tij Kristalen dhe tre fëmijët e tyre.

Kryetari i sapo zgjedhur i Prishtinës ka zgjedhur që të udhëtojë me klasën ekonomike.

-Advertisement-

Përndryshe, Përparim Rama me Lidhjen Demokratike të Kosovës e kanë fituar së fundmi Komunën e Prishtinës, pasi u ballafaqua në balotazh me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit, Rama mori 40.659 vota ose 51.07%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera