Pagjumësia/ Kura që funksionon në një filxhan
Autori: Gazeta inFokus
07:09 | 19 Nëntor 2021
Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë kokëçarje. Miliona njerëz në botë stërmundohen gjatë natës pa vënë gjumë në sy. Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi. Te dhënat tregojnë se medikamentet nuk ofrojnë kurrësesi një zgjidhje të mirë dhe pa efekte anësore që mundësohet nga kurat natyrale.
Receta E Duhur Për Një Gjumë Të Qetë
Përbërësit:
200 ml qumësht
1 lugë çaji me mjaltë
1 pikë ekstrakt vaniljeje
Udhëzimet:
Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin. Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur. Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem. Madje mund t’ja ndjeni efektin që në filxhanin e parë. Suksesi i kësaj kure, sipas informacioneve i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.
Qumështi
Ushqimet e pasura me proteinë siç është qumështi përmbajnë tryptophan, një amino acid që ndihmon në ardhjen e gjumit. Ky amino acid stimulon prodhimin e serotoninës dhe melatoninës dhe ka efekt qetësues.
Mjalti
Mjalti ka aftësi shumë të mira qetësuese për trupin dhe trurin. Ai gjithashtu promovon prodhimin e një substance thelbësore për funksionin e mëlçisë gjatë kohës që njeriu fle. Gjatë ditës nivelet e kësaj substance të njohur si glikogen bien dhe e detyrojnë trurin të jetë aktiv dhe të kërkojë ushqime të pasura me të gjatë natës. Mjalti stimulon edhe një reagim kimik që përmirëson çlirimin e melatoninës në tru.
Ekstrakti I Vaniljes
Pagjumësia rëndohet nga mendimet e njëpasnjëshme që nuk kanë të sosur. Studimet, kanë konfirmuar se aroma e vaniljes ka aftësi qetësuese për trurin dhe zbut ankthin. Për më tepër, aroma e vaniljes pakëson episodet e marrjes së frymës gjatë gjumit me të paktën 36%./AgroWeb

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...































