Lajme

Pagesa e orëve shtesë, Sindikata e Infermierëve thërret konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 22 September 2020

Sindikata e Infermierëve të Kosovës pritet të mbajë sot konferencë për media para Klinikës së Kirurgjisë në orën 15:30.

Kjo konferencë do të mbahet pas një takimi konsultativ që do ta ketë kjo sindiktaë me shoqatat e infermierëve, teknikëve të anestezionit, mamive, laborantëve, Odën e Infermierëve dhe Bashkimin e sindikatave të lira të shëndetësisë së Kosovës lidhur me pagesën e orëve shtesë.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës ditë më parë ka mbajtur një protestë, në shenjë pakënaqësie për mosrritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mosekzekutimit të shtesave prej 300 eurove në pagë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera