Pagat mesatare në Evropë – këto janë vendet ku paguhen më së shumti punonjësit

Autori: Gazeta inFokus
08:38 | 20 November 2023
Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Evropën? Euronews Business ka hedhur një vështrim më të afërt në vendet që shpërblejnë më shumë punonjësit.
Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të drejtën për informacion, ligjet antidiskriminuese dhe sigurinë e punës.Megjithatë, kur bëhet fjalë për pagat në vendet anëtare të BE-së, ka ende ndryshime të konsiderueshme, në varësi të një sërë faktorësh, si ligjet, kërkesa, inflacioni dhe të tjera, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Por si krahasohen vendet në të gjithë Evropën, kur bëhet fjalë për pagat?
Sipas Statista, në vitin 2022, pagat mesatare vjetore varionin nga 73,642 euro në Islandë, deri në 24,067 euro në Greqi.
Vendet më pagat më të larta në vitin 2022 ishin Islanda (73,642 €), Luksemburgu (72,529 €), Zvicra (67,605 €), Belgjika (63,758 €) dhe Danimarka (59,405 €).
Ndërsa sa i përket pagave më të ulëta ishin Greqia (24,067 €), Sllovakia (24,337 €), Hungaria (26,376 €), Portugalia (29,540 €) dhe Republika Çeke (30,967 €).
Ndërkohë sipas Eurostat, kostoja mesatare e punës për orë në BE ishte 30.5 €.
Pagat mesatare vjetore për punëtorët beqarë pa fëmijë ishin 26,136€. Çiftet me dy fëmijë kanë një mesatare prej 55,573 € të hyrash nga paga në vit.
Çfarë po bën BE për të kapërcyer hendekun e pagave?
Në vitin 2020, Komisioni Evropian shpalli një strategji për të tentuar të kapërcejë këtë hendek deri në vitin 2025.
Kjo u pasua nga një iniciativë që Komisioni në qershor të vitit 2023, me një fond prej 6.1 milionë euro për të ndihmuar në zbatimin e të njëjtës strategji.
Kjo e bëri më të lehtë për punonjësit që të njohin “diskriminimin e pagave”.
Ai funksionoi gjithashtu si një udhëzues për punëdhënësit.
Sipas shkrimit në fjalë, zakonisht sektorët më të paguar në Evropë janë financat, sigurimet, energjia elektrike, minierat, teknologjia e informacionit, shitja me pakicë dhe arsimi.
Në anën tjetër të spektrit, sektorët me pagesë më të ulët priren të jenë mbështetja administrative, hoteleria dhe ndërtimi.

Të tjera
-
2 muaj nga seanca e parë konstituive, a do bëhet kuvendi me zot shtëpie në tentativën e 32-të?
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen edhe këtë të diel....
-
Ndërprerje e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, ja zonat e prekura
Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, disa zona do të pë...
-
Qytetarët akuzojnë KRU “Prishtina”: Ndalën ujin që 24 orë në 4 komuna pa asnjë paralajmërim
Qytetarët në katër komuna të rajonit të Prishtinës kanë mbetur pa ujë të pijs...
-
Gjendje alarmante: Fushë Kosova, Obiliqi, Drenasi e Kalabria 24 orë pa ujë
Në fabrikën “Shkabaj” prej të cilës furnizohen me ujë të pijshëm Fushë Kosova...
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...