Paga e mëditje të majme, Glauk Konjufca thyen rekordin, 14 mijë euro për 5 muaj
Autori: Hateme Smajli 13:45 | 06 July 2023
Me ligjin e ri të pagave, qeveria e Kosovës u mburr se uli pagat e deputetëve të Kuvendit. Kjo u përdor edhe si justifikim që qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, po zvogëlon pagat për deputetët kur i përgjigjej kritikave dhe pakënaqësive të mëdha që nxiti ligji i ri për pagat, e ku nuk përfituan sektorët më të ndjeshëm, mësimdhënësit, policia e pjesa më e madhe e administratës.
Ky justifikim i përdorur për zbritje të pagave në Kuvendin e Kosovës po del të jetë mashtrim i madh. Kjo vërtetohet me dokumentet që ka siguruar Gazeta Infokus e ku zbulohet se kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përfituar pagesa në 5 muajt e fundit, që kapin shifrën hiq më pak se 14 mijë e 149 euro.
Paga e kryekuvendarit vërtet figuron me zbritje nga muaji shkurt kur edhe hyri në fuqi ligji i pagave, 1,829.60 euro, por në total nga buxheti i shtetit ka marrë hiq më pak se 3,276.80 euro.
Ky mund të quhet mashtrim kur sheh se pagesa e njëjte për kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca ka qenë edhe në muajin janar me pagat e larta për të cilat u kritikuan në vazhdimësi deputetët e Kuvendit të Kosovës. Diferenca me pagën para ligjit të ri për pagat dhe pas hyrjes në fuqi të këtij ligji për paratë që ka përfituar i pari i Kuvendit është vetëm 15 euro më pak.
Pra në bazë të listës së pagave të deputetëve, kryesisë së Kuvendit, që Gazeta Infokus ka siguruar pas kërkesës për qasje në dokumente, del se realisht duke përfshire shtesat e tjera dhe mëditjet nuk shihet të ketë ndonjë zbritje, ashtu siç e proklamonte qeveria në krye me Albin Kurtin.
Me ligjin e ri për pagat që hyri në fuqi nga 5 shkurti i vitit 2021, Konjufca për 5 muaj ka marrë vetëm paga pa përfshirë edhe shtesat ka marrë nga buxheti i shtetit, hiq më pak se 9 mijë e 710 euro.
Ndërsa duke përfshirë shtesat dhe mëditjet për këtë periudhë kohorë ai ka marrë 4 mijë e 435 euro.
Në vazhdim gjeni grafikën me të dhënat se sa ka përfituar për 5 muaj i pari i Kuvendit të Kosovës, në bazë të listës për pagat, duke përfshirë edhe shtesat dhe mëditjet në detaje.
Të tjera
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...
-
Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale
Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në...
-
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një aksident ka ndodhur mesnatës e së shtunës në magjistralen Prishtinë – Fer...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...