Paga e çmendur që do ta fitoj Mbappe te Al Hilal nëse pranon ofertën, është më e madhe se tre herë pagat e të gjithë lojtarëve të PSG-së
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 24 July 2023
Kylian Mbappe ka para vetës një ofertë të çmendur, që është më e madhja në histori të futbollit.
Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga Paris Saint Germain, por vazhdon të jetë në dyshim se cilën skuadër do ta zgjedhë.
Skuadra arabe Al Hilal ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së për t’i fituar shërbimet e Mbappes, duke ofruar 300 milionë euro.
Por edhe më shokuese është oferta që i është bërë Mbappes, me francezin që nëse pranon transferimin te Al Hilal do të fitojë 700 milionë euro neto në sezon.
Mbappe do të bëhej padyshim futbollisti më i paguar në histori të futbollit pasi bëhet fjalë për një shumë të padëgjuar më parë.
24-vjeçari do të fitonte tre fishin e pagës që fitojnë të gjithë bashkëlojtarët e tij aktual te PSG, pasi gjiganti francez aktualisht ka pagesa prej 200 milionë euro në sezon për të gjithë futbollistët e tij.
Oferta tani është bërë dhe topi ka kaluar te këmbët e Mbappes nëse do ta pranojë këtë ofertë tunduese apo do ta refuzojë për ta bërë ëndrrën e tij realitet që të luaj për Real Madridin.
Al Hilal offering €300m transfer fee to PSG. In addition to this they are prepared to offer Mbappe a salary package of €700m over one year, after which he would be free to depart for Real Madrid should he so wish.
— James Benge (@jamesbenge) July 24, 2023
Të tjera
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...