Lajme

Pacolli takohet me avokatin e Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 06 February 2019

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me avokatin e Donald Trump, Rudy Guiliani, dhe e ka ftuar atë për vizitë në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se e ka ftuar për vizitë në Prishtinë ish- kryebashkiakun e New Yorkut, i cili është edhe avokati personal i Presidentit Trump, Rudy Guiliani.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që kryebashkiakun legjendar të Nju Jorkut gjatë periudhës së sulmeve terroriste, ta mirëpresim në Prishtinë, ftesë të cilën pa asnjë hezitim e pranoi. SHBA janë garant i shtetësisë dhe lirisë së Kosovës andaj bashkëpunimi i ngushtë me këtë vend është jetik për të ardhmen tonë”, ka shkruar Pacolli në facebook.

-Advertisement-

Ndryshe, Guiliani njihet edhe për raportet e tij të mira me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera