Pacolli: Lagjet e Prishtinës duhet të jenë me standarde të BE-së
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 13 October 2017
Kandidati për të parin e Prishtinës nga radhët e AKR, Selim Pacolli ka mbajtur sot një konference për media në lagje Ulpiana ku ka folur për problemet të cilat i ka kjo lagje. Ai ka për planin e tij qeverisës që përfshin këtë lagje dhe të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Sipas Pacollit, pavarësisht se kjo lagje konsiderohej si një prej lagjeve më të bukura të Prishtinës, ku shumë studentë e pensionist kalojnë kohën e lirë, tashmë është degraduar dhe se iu mungon ndriçimi nëpër shkallët e ndërtesave, mungojnë parkingjet dhe se normat e BE-s parashohin që të gjitha ndërtesat e kryeqytetit te kenë fasadat e përfunduara të ndërtesave, dhe se lagjja ndodhet në një katrahurë e cila nuk mund të vazhdojë.
“Ne në programin tonë kemi paraparë, sigurisht se është një sistem ku është studiuar gjendja për çdo lagje të Prishtinës, të cilat janë edhe norma të Bashkësisë evropiane që ne duhet t’i kemi, fasadat e përfunduara në kryeqytet, duhet të kemi ndriçimin për to, duhet të jena të pastra brenda dhe shkallet e tyre sigurisht që quhen si hapësira publike, ndriçimi i shkalleve, ndriçimi i zonave përreth. Janë meremetimi dhe stanimi i fasadave të lagjeve, nuk mund të lëmë një katrahurë ashtu siç shihen sot”, tha Pacolli.
Pacolli po ashtu tha se në programin e tij parashihet që t’i arrijnë të gjitha normat e Bashkimit Evropian, dhe se gjendja e deri tashme nuk do të vazhdoj edhe për 4 vitet e ardhshme nën qeverinë e tij.
“Unë këtu zotohem se që sigurisht qytetarët nuk do të duhej t’i kenë këto edhe pas 4 viteve të tjera, mirëpo këto duhet të përfundojnë në aspektin shumë të shpejtë, shumë urgjent, ngase janë obligime tona se ne sot pretendojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian, janë kushte, të cilat dalin prej atyre, janë ligjeve të atyre, norma të tyre, kërkesave të tyre, dhe ne nuk mund t’i lëmë kështu të braktisura të them te drejtën”, tha ai.
Gjatë kësaj vizite kandidati i AKR-së dëgjoi hallet e një qytetari, i cili i tregoi atij se ishte plagosur në trazirat marsit të 2004 dhe që nuk ka vendbanim të sigurt dhe se shteti nuk i ka ndare asnjë benefit rreth kësaj. Ai gjithashtu tha se nuk merr asnjë lloj ndihmë sociale që i takon sipas ligjit, ndërsa Pacolli tha se kjo është çështje që nuk i takon atij, mirëpo do të mundohet që gjatë mandatit të tij në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të bëj zgjidhje edhe për problemet e pensioneve dhe riatdhesimit.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...