Lajme

Pacolli: Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 07 February 2019

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka kërkuar që të përpilohet një listë publike të ofenduesve seksual, shkruan gazeta inFokus .

“Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare”, shprehet Pacolli.

Postimi i plotë i Pacollit:

-Advertisement-

I alarmuar nga rasti i sotshëm monstruoz i shkeljes së dinjitetit dhe i fyerjes që i bëhet vlerave e traditës sonë, si dhe cënimit të vet themeleve ligjore e institucionale nuk mund të qëndroj indiferent nga ajo çfarë pamë e dëgjuam sot.

Rasti i nëpërkëmbjes dhe cënimit deri në skllavërim, i një vajze 16 vjeçare, dëshmon dështimin e një morie institucionesh, prandaj së shpejti do të propozoj që sikurse në botën e civilizuar dhe demokratike, këta shkelës monstruoz dhe kushdo që guxon të prek nderin dhe moralin e tjetrit, të konfirmuar me vendim nga një gjykate, me automatizëm të figuroj në një listë publike të ofenduesve seksual.

Atyre do t’ju ndalohej ushtrimi i çfarëdo roli a pozite zyrtare. Madje një listë dhe masë e ngjashme, do të duhej t’i nxirrte siç janë, edhe ata që dënohen për korrupsion. Kupa është mbushur, duhet veprim urgjent institucional!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera