“Pacolli ka qef me ba filma”, Këshilltari i ish-Presidentit i reagon Pecit për këtë deklaratë
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 22 October 2024
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratës që dha sonte në Pressing në T7 ministri i Bujqësisë Faton Peci se “Pacolli dëshiron të bëjë filma në prag të zgjedhjeve”, duke iu referuar deklaratës së Pacollit se para Vjosa Osmanit e Albin Kurtit e ka thirrë Milan Radojçiqin për t’i siguruar votat Osmanit për t’u zgjedhur presidente nga Kuvendi i Kosovës.
Zyberaj thotë se “Presidenti Pacolli kurrë nuk ka ndërmarrë veprime për përfitime elektorale apo për të krijuar dramë—kjo nuk është qasja e tij”.
“Këto taktika i përkasin qeverisë aktuale, së cilës Ministri i Bujqësisë i takon”, i thotë Zyberaj ministrit Peci.
Zyberaj pohon se ministri Peci “është përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga bosët e tij”.
Sipas Zyberajt, Pacolli ka kontribuar vazhdimisht në zgjidhjen e krizave politike.
Reagimi i plotë i Zyberajt:
Ministri i Bujqësisë në qeverinë Kurti, megjithëse nuk është përfshirë drejtpërdrejt apo përmendur në çështjen në fjalë, ka reaguar me nervozë, pavarësisht se nuk ka luajtur asnjë rol dhe është përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga boset e tij. Reagimi i tij nervoz dhe ofendues është një shembull i qartë se si ata po përpiqen të fshehin të vërtetën dhe të manipulojnë publikun.
Presidenti Pacolli kurrë nuk ka ndërmarrë veprime për përfitime elektorale apo për të krijuar dramë—kjo nuk është qasja e tij.
Këto taktika i përkasin qeverisë aktuale, së cilës Ministri i Bujqësisë i takon.
Gjatë çdo legjislature, Zoti Pacolli ka kontribuar vazhdimisht në zgjidhjen e krizave politike.
Kjo i është kërkuar nga Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani në atë kohë.
Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është njoftuar të fillo...
-
Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publiki...
-
“Harruam mbesën brenda, dolëm me vrap nga frika”, banorët rrëfejnë momentet e tërmetit në Fier
Një tërmet me magnitudë 4, dhe me thellësi 5 km, lëkundi qytetin e Fierit mbr...
-
Azemi i LDK-së: Po punojmë çdo ditë me LDK-në që ndryshimin ta sjellim me Rrugën e Re më 9 shkurt
Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka treguar se me anëtarë të degës së LDK-së...
-
Kurti kujton mjeshtrin e skulpturës, Luan Mulliqin: Emri dhe vepra e tij do të qëndrojnë përjetë
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë këtë mbrëmje, më 25 tetor, në Akademinë P...
-
Reagon bashkëshortja e Agonis Tetajt: Fëmijët do të rriten me zhgënjim për sistemin që liroi vrạsësin e babait të tyre
Të enjten është liruar nga burgu, Shaban Gogaj, i cili më 9 tetor u dënua me ...
-
Abdixhiku: Deçani e di se zgjidhjet e drejta i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës
Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, ...
-
Ushtarët finlandezë të KFOR-it me operacion kundër mjeteve shpërthyese në veri
KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se ushtarët finlandezë p...
-
Dokumentet “e zhdukura”/ Gërvalla: Qenkan aktivizuar me të madhe ata që ua mbyllëm derën e mashtrimit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, reagoi sot pas...
-
Gjakovë: Pesë të mitur sụlmojnë bashkëmoshatarin e tyre
Pesë të mitur dyshohen se kanë sulmuar një bashkëmoshatar të tyre, sot në Gja...
-
Nuk ka të lënduar e dëme materiale nga tërmeti në Shqipëri
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojn...
-
Muharremi: Në rastin e Kosovës kur thuhet ka rritje 3.8% kjo nënkupton rreth 395 milionë rritje për një vit
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane ka treguar se cfarë nënkupt...