Pacolli i reagon Kurtit, por nuk ja përmend emrin: Dikush paska folur për rritje ekonomike, po sulmoni bizneset përmes videove
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 10 October 2022
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka quajtur terma fantazie të dhënat e publikuara nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për rritje ekonomike në vend.
Pacolli nuk i ka përmendur fare emrin Albin Kurtit por iu ka referuar si “dikush paska folur…”.
Ai në reagimin e tij nuk ka lënë pa përmendur edhe videot e Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmohen biznese të ndryshme.
Reagimi i plotë:
Po lexoj në media se dikush ka folur për një rritje të lartë ekonomike në vend, për dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe për të gjitha këto të mira që kanë ndodhur në Kosovë. Mendoj se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme në një krizë si kjo, me një dimër të vështirë përpara, të flasim me terma fantazie, vetëm e vetëm të blihet paqja sociale.
Edhe në vendet më të zhvilluara sot nuk flitet për ndonjë rritje ekonomike apo vende pune, por diskutohet se si të përballen krizat, inflacioni dhe mungesa e energjisë.
Ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar, por jo në Kosovë. Janë punësuar Gjermani, Kroaci, Slloveni dhe Zvicër. Edhe ata (në këtë rast unë dhe kompanitë e mia) që krijojnë punësim në Kosovë, sot bojkotohen dhe pengohen nga kjo qeveri që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka bllokuar e keqmenaxhuar paratë e taksapaguesve.
Edhe video e fundit e VV-së kundër biznesmenëve është sinjal se ndërmarrjet private nuk përkrahen, por po luftohen në të gjitha mënyrat. Unë nuk mund ta kuptoj për çfarë qëllimi.
Pyetje: Cila ishte vizita inkurajuese e Kryeministrit në ndërmarrjet e Mabetex Group (që punësojnë me mijëra vetë) apo në ndonjë ndërmarrje tjetër. Kjo është edhe përgjigja pse investitorët nuk vijnë në Kosovë por shkojnë në Shqipëri e gjetiu!
Të tjera
-
Nga 1 qershori bllokohet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar ...
-
“Si në bahçe të babës”, mërgimtari kalon me veturë midis sheshit të Prishtinës, as nuk i’a nin për ligjin (PAMJE)
Një veturë e një mërgimtari ka kaluar në mes të sheshit të martën rreth orës ...
-
Rreth 600 mijë është numri i të regjistruarve nga diaspora, procesi vazhdon
Ylli Shala, menaxher i projektit në Agjencinë e Statistikave, ka njoftuar se ...
-
Me kërkesë të MPB, MD nis punën për ashpërsimin e disa dënimeve dhe heqjen e atyre me gjoba
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka filluar punën Grupi punues për ndrys...
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit për dhünimin e 18-vjeçares me aftësi të kufizuara mendore
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër XH. D, për dhunim ...
-
Hoti akuzon Qeverinë për abuzim me paranë publike: S’po shohim rezultate në ekonomi edhe pse i kanë shpenzuar 11 miliardë
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas gjetjeve të organizatës “Demokr...
-
Kurti pret ambasadorin dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës britanike, kjo është arsyeja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka pritur ambasadorin britanik në Kos...
-
Sülmohet 40 vjeçarja në Fushë Kosovë, një burrë i shkon në banesë dhe e kër cënőn me publikimin e një video
Një 40-vjeçare nga Fushë Kosova është sulmuar nga një person i cili i kishte ...
-
Beqa: Ndërmjetësimi i lëndës ndaj Bislimit e deputetëve të PDK-së, s’lidhet me mundësinë e koalicionit
Kalimi i lëndës në ndërmjetësim për përleshjen e ndodhur, më 13 korrik në vit...
-
BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet
Komisioni Evropian ka thënë të martën se kompania Meta ka marrë masa për luft...
-
Kisha Ortodokse Serbe në vijë me regjimin e Vuçiqit, refuzon takimin me disa serbë nga Kosova veç pse nuk pajtohen me politikën e presidentit serb
Se Kisha Ortodokse Serbe është e lidhur ngushtë me presidentin serb Aleksanda...
-
Kurti e Sarrazini patën mëngjes pune, temë ujdia për udhëtime me letërnjoftime në Bosnjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi për një mëngjes pune, Përfaqësuesi...