Lajme

Pacolli: Duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë se të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht origjinës

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 22 November 2021

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas një deklarate të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili tha se në një lokal në Gjakovë nuk iu është shërbyer disa të rinjve egjiptianë.

Pacolli ka publikuar një fotografi me një fëmijë teksa shihet duke e përqafuar.

Ai tha se të rriturt duhet të ua mësojnë fëmijëve se të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht origjinës.

-Advertisement-

“Ne të rriturit kemi përgjegjësinë t’u mësojmë fëmijëve tanë se të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht nga origjina”, ka shkruar Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera