Lajme

Pacolli dhuron pagën e janarit për vërshimet, kërkon nga ministrat dhe deputetët ta bëjnë të njëjtë gjë

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 24 January 2023

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Behgjet Pacolli ka thënë se pagën e janarit do ta dhuroj për vërshimet që ndodhen në disa komuna të Kosovës javën e kaluar.

Ai ka ftuar kolegët e tij deputetë që të bëjnë veprimin e njëjtë.

Sipas Pacolli këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe ministrat.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Po e jap pagen vjetore per dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit
———
Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin
“Vërshimet e Janarit 23″
Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni !
Dergone kontributin e juaj!


Banka Ekonomike Prishtinë
Llogaria:
XK
514010000009129490
Swift: EKOMXKPR XXX
Emërtimi:
“Vërshimet e Janarit 23″
U gëzova që pashë kolegët deputet dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit.
Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet ketij fondi per sanimin e dameve te vershimeve.
Ne kete rast ftoj të gjithë kolegët deputet dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit.
Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur.
E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera