Lajme

Pacienti “zero” në Itali sjell nga Afrika variantin “Omicron”, infekton të gjithë familjen

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 29 November 2021

Varianti Omicron i koronavirusit duket se po përhapet me shpejtësi. Së fundmi mediat italiane kanë raportuar se me këtë variant të ri të virusit, rezultojnë të infektuar edhe familja e pacientit “zero” në këtë shtet, konkretisht bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre.

Kjo u bë e ditur nga mediat italiane të cilat raportojnë se inxhinieri ishte kthyer nga Afrika e Jugut dhe pati kontakte të drejtpërdrejta me familjarët pas kthimit në Itali.

Të katër pacientët nuk kanë simptoma të rënduara pasi raportohet se kanë qenë të vaksinuar.

-Advertisement-

Si masë paraprake, dy klasat e shkollës fillore ku frekuentonin fëmijët u vendosën në izolim, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë infeksion tjetër pas dy serive të testeve.

Ndërsa, pritet të testohen 133 pasagjerët e fluturimit nga Afrika e Jugut./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera