Pacientët në rrezik, QKUK pa barna esenciale
Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 05 June 2018
Qendra Klinike Universitare e Kosovës po rrezikon të dal jashtë funksionit për shkak të mungesës së të gjitha barnave dhe materialeve elementare për trajtimin e pacientëve. Pacientët të cilët duhet të kryejnë intervenime urgjente, mund t’u rrezikohet jeta në mungesë të barnave të cilat nuk po furnizohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Gazeta ka raportuar gjatë ditës së sotme se si në Klinikën e Gjinekologjisë është ndërprerë programi i operacioneve në mungesë të barnave. Për shkak të mungesës së medikamentit Fentanyl, në Gjinekologji nuk janë duke u kryer operacionet përveç lindjeve dhe rasteve të rënda. Pacientet janë liruar për në shtëpi deri në furnizimin e klinikës me këtë medikament.
Mungesa e Fentanylit ka reduktuar punën edhe në klinikat tjera sikurse në ato të bllokut të kirurgjisë. Gazeta mëson se të gjitha sallat e operacionit në QKUK janë furnizuar me vetëm 200 njësi Fentanyl, të cilat mund të shpenzohen deri nesër. Dy deri në tri njësi të këtij bari nevojiten për një pacient gjatë operacionit për qetësimin e dhimbjeve.
Por ky nuk është i vetmi produkt medicinal që është duke munguar në QKUK. Një pacient që ia mësyn spitalit këto ditë për t’u operuar, duhet të përgatitet mirë për një listë të gjatë barnash e materialesh që duhet t’i blejë për t’u shëruar. Të gjitha këto barna janë nga Lista Esenciale.
Medikamentet dhe materialet shpenzuese kryesore që nevojiten për një operacion, e të cilat nuk gjenden në stokun e Barnatores Qendrore të SHSKUK-së janë: Fentanyl; Neostigmine; Rubivokain; Tramadol; Atracurium; Digoksin; Deksametezon; Amiodorone; Dobutanime; Ketorolac; Analgin; Paracetamol; Urbazon; Efedrine; Protamine; Tubusa; Doreza; josterile; Gjilpera; Shiringa.
Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë listë barnash, por ka thënë se për shumicën prej tyre prite të lidhet kontratë nga FSSH. “Ka disa mungesa që pritet të furnizohemi ditëve në vijim meqë shumë kontrata janë lidhur dhe pritet të lidhen nga FSSH”, thuhet në një përgjigje të shkurt nga SHSKUK.
Të gjitha këto barna dhe materiale do të duhej të furnizoheshin nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo ministri është duke zvarritur nënshkrimin e kontratave të reja për furnizim, me arsyetimin se po synon mbrojtjen e buxhetit të shtetit nga çmimet e larta të kompanive farmaceutike.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...