Lajme

OVL-UÇK, Zelenskyt: Deklarata juaj anti-Kosovë shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshit president

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 08 August 2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar.

Në reagiminnë Facebook, OVL-UÇK e ka kritikuar drejtpërdrejt Zelenskyn, duke e cilësuar deklaratën e tij si “anti-Kosovë”.

“Z. Zelenski, deklarata juaj anti-Kosovë në Beograd, shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshe president!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

-Advertisement-

Organizata u është referuar më pas zhvillimeve historike dhe politike që lidhen me luftën në Kosovë dhe shpalljen e pavarësisë, duke i kërkuar presidentit ukrainas të marrë parasysh, sipas tyre, rrethanat në të cilat u çlirua Kosova.

“Për informacionin tuaj, lexo në vijim ngjarjet që demantojnë deklaratën tuaj, e që janë mbështetur nga të gjitha shtetet që po mbështesin përpjekjet tuaja për t’i dhënë fund pushtimit rus:

1) Pas luftës së zhvilluar në vitet 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga sundimi dhe regjimi opresiv i Serbisë.

2) Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin e ndërmarrë nga forcat serbe.

3) Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj. Deri më sot, pavarësia e Republikës së Kosovës është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së.

4) Legjitimiteti i pavarësisë u konfirmua nga organet më të larta të drejtësisë globale. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë dha mendimin këshillimor ku konstatoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244, e as Kornizën Kushtetuese”, thuhet nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy