Lajme

OVL-UÇK i reagon Kosit: Nëse nuk fillon zbatimi i ligjit pas hyrjes në fuqi, rinisin protestat

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 13 October 2026

OVL-UÇK ka vlerësuar se Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duhet të shqetësohet për padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe jo siç thuhet në reagim, për nismat ligjore të deputetëve të zgjedhur nga populli i Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga Kos që t’i trajtojë shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë process.

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, në vendimin KSC-CC-2022, paragrafi 83, ka konstatuar vetë të drejtën e Kuvendit të Kosovës për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit dhe Kuvendi i Kosovës tashmë e ka bërë këtë”.

-Advertisement-

Ky ligjm, sipas OVL-UÇK duhet të zbatohet në plotni dhe nëse nuk fillon zbatimi i tij pas hyrjes në fuqi, thuhet se veteranët dhe qytetarët e Kosovës do t’i rifillojnë protestat masive para institucioneve të BE-së në Kosovë.

Në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së gjithashtu thuhet se Kuvendi i Kosovës është institucion sovran dhe përfaqësues i vullnetit të qytetarëve, prandaj siç thuhet në reagim, ndërhyrjet dhe presioni ndaj ushtrimit të mandatit të tij janë të papranueshme.

“Komisionerja Marta Kos duhet të kërkojë drejtësi të paanshme dhe respektim të të drejtave të njeriut, e jo t’u tregojë deputetëve të Kosovës se si duhet ta ushtrojnë mandatin e tyre”, ka shkruar OVL-UÇK.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy