Lajme

OVL: Invalidët po injorohen dhe përbuzen

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 15 February 2018

Organizatat  e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot kanë diskutuar për funksionimin e komisionit mjekësor për shkallën e invaliditetit të Veteranëve të UÇK-së, të cilët kanë fituar statusin e invalidit të luftës nga komisioni verifikues qeveritar.

“Duke pasur parasysh shqetësimet që na vijnë për çdo ditë në selinë qendrore të OVL UÇK-së, konsiderojmë se komisioni mjekësor i formuar nga qeveria e Republikës së Kosovës, më shumë është duke i injoruar por edhe përbuzur në mënyrë jo të dinjitetshme veteranët-invalid, sesa është duke ua përcaktuar shkallën që e meritojnë”, thuhet në njoftimin për media.

“Ne, si OVL UÇK, do të takohemi me Qeverinë e Republikës së Kosovës për ta diskutuar këtë shqetësim, pasiqë në të kundërtën është e patolerueshme që mostrajtimi dinjitoz(njerëzor) i tyre të vazhdoj edhe më tutje”.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera