Lajme

“Oso Kuka” i Leposaviqit shihet pas gjashtë muajsh jashtë objektit të komunës

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 31 October 2023

Që gjashtë muajsh ka marrë mandatin si kryetar i Komunës së Leposaviqit. Lulzim Hetemi ia ka bërë “sefte” dhe ka dale nga objekti komunal.

Në një fotografi që ka shpërndarë në ‘Facebook’, Hetemi shihet që sot ka dalë në oborrin e komunës, për t’i pritur dy zyrtarë të VV-së.

“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi, teksa ka bashkëngjitur disa fotografi jashtë objektit të komunës.

-Advertisement-

Hetemi ka kërkuar para disa ditësh largimin e KFOR-it nga objekti i komunës së Leposaviqit, meqë sipas tij, situata është e qetë atje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera