Lajme

Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 24 August 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.

Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, raporton Express.

Ajo tha se ukrainasit kanë demostruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës.

-Advertisement-

“Përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës. Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera