Lajme

Osmani takohet me përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 10 January 2023

Në prag të fillimit të projektit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Në këtë takim, u prezantua draft pyetësori i përgatitur nga ana e komisionit, i cili do të përdoret me rastin e fillimit të projektit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në shtator dhe tetor të këtij viti.

Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të regjistrimit dhe kërkoi që ky projekt të realizohet në përputhje me standardet më të larta evropiane. Tutje, ajo potencoi rëndësinë e gjithpërfshirjes, si dhe përshtatshmërinë e pyetësorit me indikatorët relevant për matjen e progresit të zbatimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Presidentja Osmani vlerësoi se statistikat e përditësuara dhe gjithpërfshirëse kontribuojnë në përpilimin e politikave më të mira të cilat adresojnë çështje të rëndësishme socio-ekonomike në vend.

-Advertisement-

Presidentja Osmani konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë të këtij projekti, si dhe iniciativave dhe projekteve të tjera të realizuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera