Lajme

Osmani takohet me Escobar dhe Chollet

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 21 September 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar këshilltarin special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se në takim me Chollet dhe Escobar diskutuan për integrimin euroatlantik të Kosovës, i cili sipas Osmanit është një domosdoshmëri për stabilitet të qëndrueshëm.

“Falënderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi”, shkruan Osmani.

-Advertisement-

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë pjesë të martën në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork.

Ndryshe, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrell është mbajtur në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera