Lajme

Osmani: Rrugëtimi i Kosovës drejt NATO-s është zgjedhje strategjike

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 13 October 2026

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke e cilësuar këtë rrugëtim si një zgjedhje strategjike të bazuar në vlerat e sigurisë, demokracisë dhe aleancës euroatlantike.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka rikujtuar edhe njëvjetorin e pranimit të Çmimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të ndarë nga Asambleja Parlamentare e NATO-s dhe Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s,.

Ajo ka bërë të ditur se ky çmim ishte hera e parë në histori që i ndahej një përfaqësueseje nga Kosova.

-Advertisement-

“Kosova e di çmimin e lirisë dhe e njeh vlerën e paqes”, ka shkruar Osmani, duke nënvizuar se synimi për anëtarësim në NATO nuk është thjesht aspiratë politike, por një zgjedhje strategjike e popullit të Kosovës.

Sipas saj, ky vlerësim përfaqëson një mirënjohje për Kosovën, për përkushtimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe për kontributin e grave dhe vajzave në vend, si gjatë luftës, ashtu edhe në kohë paqeje.

Osmani ka vlerësuar rolin e grave dhe vajzave në ndërtimin e paqes dhe forcimin e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në rrugëtimin e Kosovës.

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy