Lajme

Osmani priti në takim presidentin e NDI-së, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 01 November 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell, i shoqëruar nga Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ambasadoren Nancy Soderberg, drejtore e zyrës së NDI-së në Kosovë.

Presidenca njofton se përveç diskutimeve për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.

“Presidentja Osmani theksoi se puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu. Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera