Osmani pret në takim delegacionin e lartë nga Mbretëria e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 02 December 2022
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar të udhëhequr nga i dërguari i kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vickers.
Në takim, Presidentja Osmani potencoi raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve, të cilat shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje dhe rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit bilateral.
Zhvillimet në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe tregtisë, energjisë, barazisë gjinore si dhe të drejtave të njeriut ishin në qendër të diskutimeve.
Presidentja Osmani vlerësoi lartë mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në rrugën euroatlantike. Ajo veçoi rëndësinë e lartë e mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Duke vlerësuar potencialin e lartë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, palët diskutuan për mundësitë e mëdha për bashkëpunim gjithnjë e më intensiv në fushën e tregtisë dhe energjisë.
Deputeti Vikcers konfirmoi mbështetjen e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke u zotuar se shkëmbimet dhe vizitat e ndërsjella të intensifikohen gjithnjë e më shumë me qëllim të materializimit të nismave dhe projekteve në dobi të të dyja vendeve.

Të tjera
-
U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës dënohet me 1 muaj paraburgim
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua...
-
Abazi: Kurti është i interesuar ta godas Faton Pecin, është rritur shumë për një paranojak si ai
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-deputeti Haki Abazi ka ngritur akuza të rënd...
-
Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në...
-
OVL UÇK i dërgon letër Osmanit lidhur me vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara
OVL UÇK i është drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani, për mandatin ...
-
Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, e ka vizituar sot kontin...
-
Kurti viziton përfituesin në veri: Gëzuar për sigurinë dhe jetën e re të familjes Haliti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Xhevdet Halitin, banor i lag...
-
Abdixhiku: Propozimi ynë për Qeveri të Unitetit u refuzua apriori – s’guxon bllokada e Kuvendit të jetë normalitet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas refuzimit të thirrjes së tij p...
-
“Ukraina në NATO është e konfirmuar”, Rutte në Londër: Rruga drejt anëtarësimit, e pakthyeshme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte është shprehur se rruga drejt an...
-
Abazi: Albin Kurti është narcisoid politik – Do të rrethohet nga njerëz të padijshëm
Në një intervistë për emisionin “FIVE”, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, H...
-
Zgjaten hetimet për Ilir Metën, edhe tre muaj shtesë për SPAK-un
Prokuroria e Posaçme në Shqipëri ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet ndaj ish...
-
Shqipëria nis hapin e parë për regjistrimin e flisë si trashëgimi kulinare
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar regjistrimin e fli-së si produkt...
-
Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Izvor të Zveçanit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me min...