Osmani: Pos mbrojtjes së kufijve, pjesëtarët e FSK-së të gatshëm edhe për ndihmë ndaj vendeve mike
Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 21 February 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Turqi.
Të pranishëm ishin edhe familjarë të pjesëtarëve të FSK-së e ambasadorë të të dyja vendeve përkatëse.
Presidentja Osmani, ka thënë FSK-ja ka dëshmuar se jo vetëm që është e gatshme t’i mbrojë kufijtë e Kosovës por edhe t’u dalë në ndihmë shteteve.
“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve”.
“Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, tha Osmani, raporton EO.
Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën e dalë pas tërmetit në shtetin e tij.
“U jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme dhe solide, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, tha ambasadori turk në Kosovë.
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...