Osmani përkrah Kurtin në vendimin për targat: Ka të bëjë me ligjin, nuk është kundër qytetarëve serbë
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 27 October 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , është shprehur që e përkrahë vendimin e Kurtit për targat, shkruan Gazeta Infokus.
Ajo ka deklaruar se është vetëm një pakicë e qytetarëve serbë që nuk i kanë konvertuar targat e tyre në ato legale të Republikës së Kosovës, e kjo po është si shkak i kërcënimeve të vazhdueshme si djegëve të veturave dhe të shtëpive.
“Sa i përket çështjeve të targave, çështja që duhet te flasim sot, pak është më ndryshe pra ta shohim kontekstin e targave nga një segment tjetër e ajo është që ka një kohë e gjatë që është qytetarëve serb të cilët po e respektojnë ligjin dhe po e zbatojnë ligjin pra i konvertojnë targat në ato që njohën më ligj pra në targa të Kosovës dhe po i largojë ato të kohës së Millosheviqit Si rezultat i kësaj po i djegën shtëpitë po i djegën makinat rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë që këto veprim e të strukturave ilegale dhe kriminale të cilat janë në liste të zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëshmojnë që kjo në esence është çështje e sundimit të ligjit Kosova tashmë është rikonfirmuar si top reformer si shteti me reforma të mëdha në gjithë evropën në fushën e sundimit të ligjit në “World Justice Project” dje dhe reformuesi i dytë në botë”, ka deklaruar Osmani.
Po ashtu ajo ka shtuar se kjo dëshmon që veprimet e tona deri më tani kanë qenë të drejta.
“Kjo dëshmon që veprimet e tona kanë qenë të drejta që veprimet janë për sundim të ligjit janë për barazi të të gjithëve para ligjit assesi kundër qytetarëve tanë serbë por edhe vet fakti që mbi 90 përqind të serbëve tashmë i përdorin targat legale të në Republikën e Kosovës është dëshmi që ky veprim nuk është kundër qytetarëve serbë ajo pakicë që akoma nuk i kanë konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme përfshinë e djegjeve veturave e shtëpisë që po jau bëjnë struktura ilegale kriminale, lufta jonë është kundër bandave në luftën tonë sundimin e ligjit ne presim të kemi përkrahje të vazhdueshme të aleatëve tanë”, ka deklaruar tutje presidentja./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...