Lajme

Osmani pas takimit me presidentin italian: U konfirmuan raportet miqësore mes dy vendeve

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 23 January 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, gjatë vizitës së saj në shtetin Italian.

Osmani ak thënë se u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes dy shteteve.

“Në Romën historike pata kënaqësinë të mirëpritem nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, me ç’rast u konfirmuan marrëdhëniet miqësore në mes të dy vendeve tona dhe u diskutuan mundësitë e shumta për thellim të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

“Me Italinë e historisë së jashtëzakonshme, artit botëror, traditës kulinare e pejsazheve magjepëse ka kaq shumë gjera që na bashkojnë. Por, mbi të gjitha na bashkon orientimi ynë i përbashkët për paqe, demokraci e sundim të ligjit. Andaj, së bashku diskutuam për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit si dhe për kontributin tonë të përbashkët për paqe e stabilitet në rajon“, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera