Lajme

Osmani pas rezultatit zgjedhor: S’është fundi i një gare, por vazhdimi i një misioni

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 08 June 2026

Ish Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit e Lidhja Demokratike e Kosovës, duke i falënderuar për besimin, votat dhe përkrahjen e dhënë gjatë procesit zgjedhor.

Në një mesazh publik, Osmani tha se gjatë muajve të fundit ka pasur mundësinë të takojë mijëra qytetarë në të gjithë vendin, duke dëgjuar shqetësimet, shpresat dhe pritjet e tyre për një Kosovë më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar.

Ajo vlerësoi besimin e qytetarëve në një politikë dinjitoze, debat të civilizuar dhe në ndërtimin e së ardhmes mbi vlera, dije dhe përgjegjësi. Një falënderim të veçantë ia kushtoi të rinjve, grave, mërgatës dhe të gjithë qytetarëve që morën pjesë në zgjedhje.

-Advertisement-

Duke folur për rezultatin zgjedhor, Osmani theksoi se ai nuk përbën fundin e një gare politike, por vazhdimin e një misioni për t’i shërbyer Kosovës me përkushtim, ndershmëri dhe respekt ndaj çdo qytetari.

Ajo gjithashtu rikujtoi se angazhimi i saj në zgjedhje kishte për qëllim ndihmën në ringritjen e LDK-së dhe krijimin e kushteve për rikthimin e balancave demokratike dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve.

Në këtë kontekst, Osmani përsëriti se emri i saj nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë për krijimin e institucioneve, duke theksuar se kontributi i saj do të mbetet i fokusuar në tejkalimin e krizës politike dhe ndërtimin e institucioneve që mbrojnë shtetin, demokracinë, kushtetutën dhe aleancat strategjike të Kosovës.

“Rruga vazhdon. Bashkë”, përfundon mesazhi i Osmanit.

Kush po e Feston Ditëlindjen në Krejt Kosovën?!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy