Lajme

Osmani pas dënimit të Krivaqës: Le të jetë mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 04 August 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën dhe me 15 vjet burg Arbër Sejdiun, për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

Osmani ka thënë se le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet, raporton Express.

“Autorët e femicidit meritojnë dënim kapital. Ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit. Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Në momentin kur kryetari i trupit gjykues e shpalli aktgjykimin, në sallë shpërthyen duartrokitjet e brohoritjet “bravo”. Aty u dëgjua edhe një grua, e cila iu drejtua Krivaqës me “o i mjerë”.

Krivaqa e Sejdiu akuzoheshin edhe për dhunim dhe ndihmë në kryerje të dhunimit, por Gjykata i ka liruar nga akuza, “meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale.”.

“I akuzuari Dardan Krivaqa lirohet nga akatkuza për veprën penale “Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale. I akuzari Arbër Sejdiu lirohet nga aktakuza për veprën penale “Ndihmë në kryerje të veprës penale Dhunimi”, meqë në asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar se i akuzuari e ka kryer këtë vepër penale”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera