Osmani: Nuk e lejoj të shkelet Kushtetuta, nuk ka asnjë autonomi për komunat serbe

Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 07 April 2023
“Nuk ka asnjë autonomi. Çka do që do të dilte jashtë Kushtetutës së Kosovës do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, pra në fund do të ju takoj atyre deputetëve të vendosin për dicka të tillë. Por, si presidente e republikës në asnjë moment nuk do të lejoja që të shkohet përtej kushtetutës, apo edhe përtej vendimeve të gjykatës kushtetuese që kanë përcaktuar paramentrat edhe sa i përket të drejtave të serbëve dhe organizimit të tyre në republikën e Kosovës. Natyrisht që delegacioni i Kosovës po punon që të përcaktohen edhe detajet sa i përket nenit 7 por të gjitha këto të prira nga parimet që tashmë janë vendosur. Pari i parë është Kushtetuta e Kosovës, pra nuk mund të shkohet përtej saj, sikur të ishte autonomi do të shkohet përtej kushtetutës së Kosovës gjë që assesi nuk e lejojmë. Parimi i dytë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 dhe parimet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi edhe në legjislaturat paraprake që kanë të bëjnë me ruajten e integritetit dhe sovranitetin e vendit, pastaj funksionalitetin e brendshëm që njihet si parimi i unitaritetit, dhe po ashtu më duhet ta përmend pozicionin amerikan i cili është i vendosur edhe me shkrim, i cili ndër të tjera është edhe parim shtesë udhërrefyes në hapat përpara. Ka garanca shteti ynë që të mos të lejohet që të mso tejkalohet kushtetuta dhe dhe të gjitha këto garanca ne do t’i shfrytëzojmë për ta mbrojtur interesin e shtetit”, deklaroi Osmani.
Presidentja, Vjosa Osmani i është përgjigjur pretendimeve se ajo mund të rrëzohet nga posti i saj nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese nga një ankesë e parashtruar në lidhje me legjitimitetin e mandatit të një deputeti të Kuvendit të Kosovës. Presidentja Osmani i tha RTV21 se nuk ka asnjë rast në Gjykatë që ka të bëjë me pozicionin e saj dhe kërkoi që të mos i bëhet presion Gjykatës Kushtetuese.
“Unë dëshirat nuk mund të ia ndaloj askujt, mirëpo në të njëjtën kohë jam plotësisht e vetëdijshme se në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë rast që ka të bëjë me pozicionin e presidentes sepse sikur të kishte Gjykata do të më njoftonte ashtu sic i njofton të gjitha palët sipas detyrës zyrtare. Nuk ka rast në Gjykatë për pozitën e presidentes. Dëshirë dikush mund të ketë, por me rendësi është që të mos i bëhet presion Gjykatës në kryerjen e detyrave të veta. Unë besoj se në vendimmarrje janë të prirur nga interpretimi i drejtë i kushtetutës, integriteti dhe profesionalizmi”., deklaroi ajo.
Duke komentuar edhe përplasjet e fundit Kosovë-Serbi për çështjen e të pagjeturve dhe termin që është vendosur në marrëveshjen e Ohrit, Osmani tha se në dokument që i është dorëzuar nga Bashkimi Evropian thuhet: ‘’persona të zhdukur me dhunë’’ dhe ashtu siç pretendon Serbia.
“Dokumenti që ne e kemi parë dhe që është dorëzuar nga Bashkimit Evropian i referohet të dhukurve me dhunë, ky është edhe term që përdoret në konventat ndërkombëtare. E dyta, në duhet të jemi të vetëdijshëm se jo gjithcka është sqaruar në takimin e 27 shkurti dhe në takimin e 18 marsit në Ohër, rrjedhimisht edhe ka nevoj për takime shtesë në të cilat edhe do të determinohet sekuancimi i zbatimit të kësaj marrëveshje. Çka është me rendësi është se të gjitha nenen kanë rendësi të barabart ashtu sic e thotë edhe vet aneksi dhe mund të intepretohen në menyrë të pavarur. Ajo që ne insitojmë vazhdimisht është që pavarësisht veprimeve të Serbisë sepse si presidente nuk kam pritje se do ta respektojnë fjalën e dhënë sepse nuk kanë respektuar asnjëherë me apo pa nënshkrim. Mirëpo cka pres është se zotimet e aleatëve tanë që do ta përkrahin Kosovën në rrugën euroatlantike të realizohen dhe kemi besim të plotë në këtë”, tha Osmani.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditë...
-
Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”
Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “fac...
-
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës të cilët kanë shpëtuar jetën e një q...
-
Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takim...
-
Kosova ndaloi simbolet serbe për Vidovdan, Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit t...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Bregun e Diellit, Policia jep detajet
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 17:30 në lagjen Bregu ...
-
Kurti zyrtarizon kandidatin e VV-së për kryetar të Vitisë
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Arsim Ademin si kandidat për kryetar të K...
-
Policët e Njësisë Speciale ia shpëtojnë jetën një gruaje që e kishin gjetur të alivanosur përgjatë rrugës Mitrovicë-Vushtrri
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se zyrta...
-
Maliqi për bllokadën politike: Presidentja Osmani po bën sehir, s’ka guxim, për çfarë hamami i ka këshilltarët
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa ...
-
Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke fill...
-
Ja si pritet të shkoj nesër takimi i Kurtit me liderët e partive politike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur për nesër një takim me liderë...
-
Alarmon IShP në Ulqin: Mos e pini ujin e ujësjellësit e as mos përgatitni ushqim me të
Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Mal të Zi, ka paralajmëruar qytetar...