Lajme

Osmani: Nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për të rënët e masakrës së Poklekut dhe Çikatovës

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 17 April 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër në Komunën e Drenasit, në 23-vjetorin e masakrës së kryer nga forcat e ushtrisë serbe.

Osmani  ka thënë se në këtë ditë të trishtë për tërë Kopsovën përkujtojnë njërën prej masakrave më të tmerrshme ndaj popullatës civile të Kosovës të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Në këtë varrezë prehen 54 martirë, përfshirë gra dhe fëmijë, 24 fëmijë bashkë me familjarët e tyre jo vetëm që u masakruan por edhe dogjën disa herë radhazi nga forcat serbe, duke treguar qëllimin e qartë për ta shfarosur popullin shqiptar”.

-Advertisement-

“Nuk do të ndalemi se kërkuari drejtësi për këto viktima”, ka thënë Osmani..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera